Një nga figurat më të dashura në politikën belge nuk është politikan, por… një mace. Quhet Maximus Textoris Pulcher dhe është macja e kryeministrit të Belgjikës, Bart De Wever.
Me emrin e saj të pazakontë në latinisht, që luan me mbiemrin e kryeministrit dhe nënkupton “Maximusi i bukur i De Wever”, ajo ka fituar zemrat e mijëra njerëzve në internet.
Macja gri e racës Scottish Fold u adoptua nga një qendër shpëtimi për kafshë në gusht të vitit të kaluar dhe sot jeton në godinën zyrtare të kryeministrit në Rue de la Loi 16, në zemër të Brukselit.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, ndjekësit mund të shohin nga afër jetën brenda zyrës më të rëndësishme të vendit.
Maximus ka arritur mbi 171 mijë ndjekës, duke u kthyer në llogarinë e dytë politike më të ndjekur në Belgjikë, menjëherë pas vetë kryeministrit./BBC
