Të fundit

Arrestohet i dyshuari për tri vjedhje në Prishtinë

Një person i kërkuar për disa raste vjedhjeje është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar në ndalim.

Sinjali bënë të ditur se më 13.01.2026, njësiti policia ka ndaluar për legjitimim personin Dren (Afrim) Gashi rreth 30 vjeç, i cili gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar se ishte në kërkim policor lidhur me veprën penale “Vjedhje”.

Sipas informacioneve, i dyshuari është intervistuar në Polici, pasi dyshohet se ka kryer tri (3) vjedhje në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme.

Gjatë intervistimit, atij i janë prezantuar edhe video-incizimet e siguruara nga hetimet, ku sipas burimeve, i dyshuari i ka pranuar veprat penale.

Me vendim të prokurorisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci