Qytetarët po përballen me radhë të gjata në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në pritje për t’u pajisur me dokumente të lejes së qëndrimit.
Pamjet e siguruara nga Paparaci tregojnë fluks të madh aplikuesish në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, të cilët presin për orë të tëra për të përfunduar procedurat.
Zyrtarë të ministrisë, duke folur në kushte anonimiteti për Paparacin kanë bërë të ditur se një nga arsyet kryesore të kësaj situate është mungesa e stafit, çka ka vështirësuar përballimin e numrit të madh të kërkesave.

Sipas tyre, gjendja me radhë të gjata po vazhdon prej disa ditësh, ndërsa ende nuk dihet se kur pritet normalizimi i shërbimeve.
Ndërkohë, qytetarët kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe rritje të kapaciteteve, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe vonesat në pajisjen me dokumente.
