Të fundit

Promovohet revista për të verbër “Fuqia e Fjalës”

Sot është promovuar botimi i dytë i revistës kulturore “Fuqia e Fjalës”.

Është kjo një revistë për të verbërit, e sjellë nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës, shkruan Paparaci.

Promovimi i revistës është bërë për nderë të Javës Ndërkombëtare “Njeriu me shkop të bardhë”, ka njoftuar Ministria e Kulturës të premtën.

Revista, e cila është në shkrimin Braille, flet për rëndësinë dhe historikun e shkopit të bardhë, pjesën shkencore, artistike dhe aktivitetet e organizatës.

Rëndësinë e botimit të dytë të revistës “Fuqia e Fjalës” e vlerësoi edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Ne duhet të angazhohemi shumë që vendi ynë të ofroj mundësi të barabarta për të gjithë, këtë po mundohemi ta bëjmë edhe në Ministrinë e Kulturës, në të gjitha fushat”, u shpreh ministri në fjalën e tij.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes njoftimit për media tregon për mbështetjen e vazhdueshme të organizatave për persona me aftësi të veçanta dhe pamje të dobësuar. /Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci