Të fundit

“Trepça” nis verifikimin e pronave të kthyera

Shoqëria aksionare “Trepça” ka njoftuar nisjen e procesit të verifikimit të pronave të kthyera.

Sipas njofitmit, verifikimi po realizohet përmes aplikacioneve zyrtare të Kadastrit të Kosovës dhe Google Maps.

“Pas përfundimit të fazës së parë të kthimit të pronave te titullari Trepça Sh.A., ka nisur me sukses procesi i verifikimit në terren.

Verifikimi po realizohet përmes aplikacioneve zyrtare të Kadastrit të Kosovës dhe Google Maps, duke krahasuar të dhënat kadastrale me gjendjen reale në terren.

Ky proces po siguron saktësimin e kufijve, identifikimin e parcelave dhe konfirmimin e pronësisë, si hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe menaxhimit të rregullt të pronave të ndërmarrjes.

Trepça Sh.A. vazhdon punën me transparencë dhe përkushtim për ruajtjen e pasurisë publike” thuhet në njoftimin e “Trepça sh.a”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci