Të fundit

Avokati i njërit prej të dyshuarve në Malishevë: Prokuroria t’i argumentojë pretendimet

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësi të njërit prej të intervistuarve në rastin e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, ka thënë se klienti i tij ishte në cilësinë e anëtarit të komisionit, duke thënë se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak se rasti është në fazë të hershme dhe se i takon Prokurorisë të ofrojë fakte mbi pretendimet.

“Rasti ka të bëjë me një proces hetimor që po zhvillohet në lidhje me dyshimin për falsifikim të rezultateve zgjedhore, mirëpo megjithatë procedura është në fazë shumë të hershme të hetimit dhe informatat më të detajuara mund t’i siguroni edhe përmes organeve të ndjekjes.

Klienti është në cilësinë e anëtarit të komisionit, do të thotë deklarata e tij ka të bëjë me funksionin që ka pasur gjatë procesit të numërimit të rezultateve, mirëpo megjithatë informata më të hollësishme në këtë fazë të hetimit nuk mund t’i ofrojmë”, tha ai.

Ai nuk tha detaje tjera, duke iu referuar vetëm rolit që klienti i tij ka pasë në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë.

“Kjo ka qenë në përgjegjësinë e komisionerëve të qendrave të votimit, megjithatë roli i klientit tim ka qenë në cilësinë e anëtarit dhe ne padyshim që kemi një garantim të prezumimit të pafajësisë për të gjithë këta që po hetohen, megjithatë është detyrë e prokurorisë të argumentojë këto pretendime”, tha ndër tjera ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci