Të fundit

Ymeri thotë se vendimi i Kushtetueses për nënkryetarin serb u lexua qëllimisht gabim

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb është diskutuar edhe para edhe pas votimit të Rashiqit, duke theksuar se kjo temë është trajtuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por sipas tij është interpretuar gabimisht me qëllim.

Në emisionin “VV Show”, Ymeri tha se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që vendimin e Gjykatës Kushtetuese ta lexojë “keq qëllimisht”, duke shtuar se në këtë qasje, sipas tij, është përfshirë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Qështja e parë që mendoj unë është që këtë gjë e kemi diskutuar shumë herë edhe pa u votu z. Rashiq edhe masi u votu, sepse kjo qeshtje është trajtuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka desht me lexu keq qëllimisht, e këtu bën pjesë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës”, u shpreh Ymeri.

Ai sqaroi se, sipas interpretimit të tij, është e lejueshme që Kuvendi të mos zgjedhë domosdoshmërisht kandidatin që propozohet nga shumica parlamentare, por të zgjedhë një emër që gëzon pajtimin e deputetëve të komunitetit serb.

“Po u lejojka që mos me zgjedh dikë që e propozon shumica, por me pas dikë që pajtohen deputetët e komunitetit serb në këtë rast”, tha ai.

Ymeri theksoi se deputetët e komuniteteve janë përfaqësues të garantuar me ulëse në Kuvend dhe se nga ta duhet të dalë përfaqësuesi që e zë ulësen që i takon komunitetit serb në udhëheqjen e Kuvendit.

“Ata janë përfaqësues të komunitetit, i kanë të garantuara ulëset dhe prej tyre duhet me dal personi që ulet në ulësen që i takon komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Ymeri.

Duke komentuar pretendimet se kjo çështje “nuk shkruan në Kushtetutë”, ai tha se rregullorja e Kuvendit e përcakton qartë mënyrën se si zbatohet ky obligim kushtetues.

“Rregullorja e Kuvendit e specifikon qysh rregullohet ai obligim kushtetues – 1 nënkryetar prej 5, prej tyre do t’i takojë komunitetit serb”, përfundoi Ymeri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci