Të fundit

Dy shqiptarë dënohen për grabitjen e shtëpisë së ish-lojtarit të Aston Villas

Denis Puka, 28, dhe Erisjan Laska, 29, janë dënuar me 56 muaj burg secili pasi pranuan fajësinë për shtatë akuza për komplot për vjedhje.

Ata morën pjesë në një seri grabitjesh, përfshirë shtëpinë e ish-futbollistit të Aston Villa dhe Birmingham City, Scott Hogan, tani tek Milton Keynes Dons.

Grabitjet u kryen në tre netë radhazi në qershor të vitit të kaluar. Hogan u zgjua nga një dritë dore në dhomën e tij, ndërsa bashkëshortja e tij shtatzënë dhe vajza e vogël ishin gjithashtu në shtëpi. Megjithatë, nga shtëpia e tij nuk u vodh asgjë.

Gjykatësi e përshkroi operacionin si “të sofistikuar dhe të mirëplanifikuar”, duke theksuar traumën që grabitësit shkaktuan për familjen e lojtarit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci