Të fundit

Pas rizgjedhjes, Agim Ademi refuzon pyetjet e gazetarëve: E kam të gjithë komunitetin e futbollit pas vetes

I sapo rizgjedhur edhe për mandatin e tretë katër vjeçar, Agim Ademi nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve pas kuvendit zgjedhor.

Pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, Ademi tha se është i lumtur me vlerësimin e marrë nga delegatët, por nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

“Vota e sotit është votë e besimit në personalitetin tim dhe ekipin tim, është votë e vlerësimit të punës së bërë dhe përkrahjes së punëve që do të vijnë në këtë katër vjetor. Jam shumë i lumtur që kam të gjithë kuvendin dhe komunitetin e futbollit që janë më shumë që 50 mijë veta e në këtë rast më shumë se 50 veta në Kuvend dhe më vjen mirë që janë unik. E kanë prek rezultatin, sinqeritetin, profesionalizimin, projekte, strategjinë e FFK-së që kemi shku dhe kemi bërë ngritje. Uroj që edhe në këto katër vitet e ardhshme të jenë të realizuara edhe ato që kemi premtuar dhe më tej”, u shpreh Ademi.

Në Kuvendin Zgjedhor, ai në votim të hapur mori 52 vota, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kuvendi po ashtu miratoi edhe buxhetin e FFK-së për vitin 2026, i cili është rreth 25 milionë euro.

Ky do të jetë mandati i tij i tretë në krye të federatës, pas zgjedhjes së parë në vitin 2018 dhe rizgjedhjes në vitin 2022.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci