Të fundit

Fjalët përmbyllëse, avokati i Hashim Thaçit mbërrin në Gjykatën Speciale

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka mbërritur në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Sot, Mishetiq do të paraqesë fjalët përmbyllëse para trupit gjykues.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në X gjatë ditës së martë.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.

Ndërsa deklaratat përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar dje. Fjalët përfundimtare i ka dhënë edhe Mbrojtësi i viktimave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci