Të fundit

KEDS shpallet fitues i Çmimit CSR për Ekselencë në Integrimin e Qëndrueshmërisë

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS SH.A është nderuar në ceremoninë vjetore Kosovo CSR Awards, duke u shpallur fituese e Çmimit CSR për Ekselencë në Integrimin e Qëndrueshmërisë në kategorinë e Ndërmarrjeve të Mëdha.

Ky vlerësim nga Rrjeti CSR Kosova konfirmon lidershipin e KEDS-it në integrimin e qëndrueshmërisë në strategjinë zhvillimore, kulturën organizative, operacionet e përditshme dhe marrëdhëniet me palët e interesit.

Në kuadër të këtij vlerësimi, KEDS është njohur si Lider i Tranzicionit të Gjelbër dhe Pionier i Ndikimit Social, duke vendosur standarde të reja për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe duke kontribuar në avancimin e praktikave të përgjegjësisë sociale korporative në vend.

Ky çmim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KEDS-it për ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër, më të barabartë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci