Të fundit

Aksion i Prokurorisë në Pejë, cak argjendaritë

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar sot në Çarshinë e Gjatë në Pejë nga institucionet e rendit.

Në këtë operacion po marrin pjesë Prokuroria Themelore në Pejë, njësia e Krimet Ekonomike, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës si dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, cak i këtij aksioni janë argjendaritë që operojnë në Çarshinë e Gjatë në Pejë.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me arsyet e kontrollit apo nëse ka persona të ndaluar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci