Kompleksi banesor AMI Residence, i zhvilluar nga Indigo SHPK, po i çon hapësirat e jetesës moderne në një tjetër nivel me zgjerimin e tij përfshirë katër ndërtesa të reja në zonën e Mati 1 në Prishtinë.
I vendosur në Rrugën “Shefqet Pllana”, kompleksi tani ofron jo vetëm hapësira banimi të dizajnuara me standarde të larta cilësore, por edhe mundësi të reja jetese dhe investimi në një nga zonat më të zhvilluara të kryeqytetit. Plani i zgjerimit është reflektim i kërkesës në rritje për banesa funksionale dhe komode në një ambient urban dhe të qetë — një zgjedhje e sigurt për jetesë të sotme dhe investim afatgjatë.
Ky zhvillim i ri forcon pozicionin e AMI Residence si një nga projektet më të kërkuara të banimit në Prishtinë, duke ofruar një kombinim ideal të qetësisë së jetesës rezidenciale dhe afërsisë me zonat urbane. Për shumë banorë, ky kompleks është një zgjedhje e sigurt për të ardhmen jo vetëm si shtëpi, por edhe si investim strategjik.
Për më shumë informacione rreth banesave, tipologjive, çmimeve dhe mënyrave të pagesës, kontaktoni:
048/302-000 | 046/202-000
AMI Residence – një jetë e re, një zgjedhje e sigurt për sot dhe nesër!




