Kompania e mirënjohur në fushën e mjekësisë, KOSOVAMED HEALTHCARE, ka dhuruar një donacion për përmirësimin e kushteve në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Mitrovicës.
Kosovamed ka dhuruar një donacion prej 2 OXYGEN CONCENTRATOR 5L dhe 3 INHALATOR (NEBULIZER), pajisje këto të nevojshme për avancimin e shërbimeve në QKMF.
Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë ka falënderuar kompaninë kosovare për mbështetjen në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
“Falënderim për donacionin e pranuar. Drejtoria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje të thellë për donacionin e dhuruar nga KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K . për QKMF “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë. Donacioni i pranuar përfshinë 2 OXYGEN CONCENTRATOR 5L dhe 3 INHALATOR (NEBULIZER), paisje të nevojshme për avancimin e shërbimeve tona
Ky kontribut është një mbështetje e rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve tona dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj qytetarëve. Falënderojmë donatorin për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Së bashku ndërtojmë shërbime më të mira për komunitetin”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.
