Të fundit

Sejdiu kritikon buxhetin 2026: Veç 25% investime kapitale

Opinionisti Dardan Sejdiu ka shprehur kritika ndaj buxhetit të Kosovës në vlerë prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Sejdiu theksoi se pjesa më e madhe e mjeteve dalin shpejt jashtë vendit.

“Del rroga, shkon në market, për 48 orë dalin paratë nga Kosova, kaq është kjo punë. 73 për qind e 4 miliardëshit shkon,  për 48 orë me na dalë nga vendi,” deklaroi ai.

Sipas Sejdiut, vetëm rreth 25 për qind e buxhetit janë të dedikuara për investime kapitale, që sipas tij është e pamjaftueshme.

“Veç 25  për qind janë në investime kapitale. Pse janë investimet kapitale me rëndësi? Numri magjik për Republikën e Kosovës  nuk guxon me qenë nën 40 përqind. Investimet kapitale janë parakushti zhvillimor, është infrastruktura rrugore, në shëndetësi, në arsim, për zhvillim urban”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci