Të fundit

Kajtazi: Rama konsistent në marshin për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar pjesëmarrjen e kryetarit të Prishtinës në marshin e 17 shkurtit në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke e cilësuar qëndrimin e tij si të qëndrueshëm dhe të pandikuar nga kalkulimet politike.

Kajtazit tha se Përparim Rama u pa në ballë të marshit, përkrah figurave të tjera politike si Endrit Thaçi, Taulant Balla, Vjosa Osmani dhe Bedri Hamza.

Ai në “VV Show” shtoi se Rama ka qenë i pranishëm vazhdimisht, në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, duke ofruar mbështetje edhe për veteranët, çka sipas Kajtazit dëshmon konsistencë në bindje.

“Përparim Ramën e pamë në ballë të marshit. Ishte aty me Endrit Thaçin, Taulant Ballën, Vjosa Osmanin, Bedri Hamzën. Me pas qenë hera e pare që del kishim thane si për Vjosa Osmanin e ka për interesa të veeta. Vjjosa mendoj që ka bë mire, pavarësisht ëllimit që e ka. Efekti është i mirë, e ka godit në bërthamë aktakuzën. Se aty thuher se këta njerëz kanë vra kundërshtar politik dhe kur del vjosa osmani një krijes e LDK, e lindun e rritun aty, del në protestë, është mesazh pozitiv në raport me një drejtësi pa ngarkesa. Përparim Rama është konstant. E akuzonin se po e bënë për fushatë, mori pjesë në Prishtinë, u ofroi ndihmë veteranëve, pastaj Tiranë, Shkup, sërish Këtu. Ky njeri është konsistent në bindjet e veta pavarësisht qëndrimeve të partisë që për mu LDK është ba hora e zotit në kuvend që nuk e votoi rezolutën”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci