Të fundit

Ankohet Vetëvendosje, dekreti për shpërndarjen e Kuvendit do të dërgohet në Kushtetuese

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se shpërndarja e Kuvendit bie ndesh me Kushtetutën, derisa njoftoi se sot, 6 mars, LVV do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

“Nuk ka asnjë arsye se pse duhej të ndodhte një akt i tillë sot në mëngjes. Me kërkesën e Qeverisë sot në 14:00 ka qenë e ftuar një seancë për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë rreth 100 milionë euro projekte me interes të qytetarëve”, ka thënë ajo në konferencë për media.

Nagavci ka shtuar se Vetëvendosja ka bërë çfarë ka pasur në dorë për të shmangur edhe një palë zgjedhje.

“PDK-ja insistonte se posti i presidentit u takon atyre ndonëse kishin 22 vota në Kuvend. Kur u pyetën për emrin, nuk e bënë publik. Edhe PDK edhe LDK kanë refuzuar të propozojnë kandidat të tyre. Edhe presidentja Osmani nuk pranoi nënshkrimet e LVV duke kërkuar që kandidatura e saj të bëhej vetëm me garantim të rezultatit dhe votave të gjithë deputetëve tanë”, potencoi ajo.

Ndërsa nuk ka përmendur emër konkret, Nagavci ka thënë se “ne kemi qenë të vetëdijshëm që ka shumë palë dhe grupe të interesit që u ka penguar mbështetja e madhe e qytetarëve për LVV-në dhe Kurtin”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci