Të fundit

Gjuriq: Kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për popullin tonë dhe Serbinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se lufta e Serbisë për Kosovën është e vazhdueshme dhe se lidhja e popullit serb me Kosovën mbetet e pandashme, pavarësisht rrethanave politike apo statusit juridik, transmeton Paparaci.

Ai mohoi pretendimet në rrjetet sociale se Serbia i ka kërkuar Rusisë të mos e ngrejë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke i quajtur ato “dezinformata”.

Gjuriq theksoi se Serbia do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për Kosovën dhe u shpreh optimist se në të ardhmen historia dhe zhvillimet do të jenë në anën e Serbisë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci