Të fundit

Kufiri në Jarinje nesër do të mbyllet për dy orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, më 14 mars, duke filluar nga ora 16:00 deri në orën 18:00, do të mbahet protestë në territorin e Serbisë.

Bëhet e ditur se rruga në Jarinje do të bllokohet për dy orë, ndërsa bëhet thirrje që të shmanget qakullimi në këtë zonë kufitare.

“Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00.  Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim.  Për më shumë informata, kontaktoni QKMK, në numrat: +383(0)45198000. +383(0)45198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci