Të fundit

Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllai tjetër është i plagosur

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Gjakovë.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 minuta në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

Sipas informacioneve të para viktima në këtë rast është: Rastim Binakaj 38 vjeçar .

Ndërsa i plagosur në këtë rast ka mbetur edhe një person tjetër, 29 vjeçar, vëllau i viktimës.

I njëjti u plagos në kraharor dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërsa i dyshuar në këtë rast për vrasjen dhe plagosjen e ndodhur në Gjakovë është  Nexhdet Zymberaj, pronari i kafiterisë “My Place” .

Pas ngjarjes së rëndë, Zymberaj raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe i njëjti po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet i mprehtë (thikë).

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.” ka thënë Shermet Elezi- zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë./Indeksonline

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci