Të fundit

Izraeli thotë se e ka vrarë shefin iranian të sigurisë, Ali Larijani

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka pretenduar të martën se shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani është vrarë në një sulm ajror në Teheran.

Ende nuk është publikuar asnjë provë që e vërteton këtë pretendim.

Nëse konfirmohet, atëherë Larijani do të jetë figura më e lartë shtetërore që vritet pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, më 28 shkurt, në ditën e parë të sulmeve ajrore të forcave ushtarake amerikane dhe izraelite kundër Iranit.

Irani ka bërë përpjekje që ta hedhë poshtë këtë deklaratë, duke e publikuar atë që është thënë të jetë një dorëshkrim i Larijanit i 17 marsit. Fotografia e dorëshkrimit të tij është publikuar edhe në llogarinë e Larijanit në X – dikur Twitter.

Lajmi për Larijanin ka ardhur pasi ushtria izraelite ka pretenduar se e ka vrarë edhe Gholamreza Soleimanin, komandantin e forcës paramilitare të Iranit, Basij, në valën e njëjtë të sulmeve ajrore ndaj Teheranit më 16 mars.

Kjo deklaratë nuk është mohuar dhe as konfirmuar nga autoritetet iraniane./rel

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci