Të fundit

Gjesti lirohet nga paraburgimi

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është liruar tani nga paraburgimi një javë pas arrestimit të tij në Prishtinë.

Gjesti ishte arrestuar më herët nën dyshimin për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas intervistimit ishte dërguar fillimisht në mbajtje për 48 orë. Më pas, ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë.

Sipas dyshimeve të ngritura, ai akuzohej për disa vepra penale, përfshirë “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Megjithatë, një jave qëndrimi në paraburgim, ndaj tij është ndryshuar masa e sigurisë, duke u liruar për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt, raporton Indeksonline.

Rasti ndaj këngëtarit pritet të vazhdojë në organet e drejtësisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci