Të fundit

Trishtim në Obiliq: Familja e burrit të vrarë në Majac del me njoftim

Trishtim në fshatin Bakshi të Obiliqit. Prindër, vëllezër e motra humbën tragjikisht vëllain e tyre 43-vjeçar.

Ilaz Brahimi u vra me armë zjarri të dielën në mbrëmje në në një incident të përgjakshëm në fshatin Majac të Podujevës. Tre persona vdiqën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

E dyshuara kryesore, e cila po ashtu ka vdekur, ishte e dashura e Brahimit. Gruaja 31-vjeçare qëlloi me armë zjarri 43-vjeçarin, gruan e xhaxhait të saj, si dhe në fund veten.

Familja e burrit të vrarë ka kumtuar sot, me dhimbje të thellë, lajmin për vdekjen e familjarit të vet.

“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në fillimin e kumtit. “Me dhimbje te thelle ju njoftoj se mbrëmë ndërroi jetë vllau ynë ILAZ (BAJRAM) BRAHIMI. Lusim Allahun ta ketë marrë në mëshiren e Tij!”.

Familja tha se “sa i përket kohës së varrimit do ju njoftojmë me vonë”.

Tmerri në Podujevë: E dyshuara mori peng gruan e xhaxhait, fëmijët panë ngjarjen

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci