Juventusi ia ka caktuar çmimin mbrojtësit holandez, Matthijs De Ligt, pas interesimeve nga Barcelona.
“Zonja e Vjetër” kërkon 65 milionë euro për holandezin, për të cilin klubi italian kishte paguar 85.6 milionë euro në verën e vitit 2019, kur e kishte blerë nga Ajaxi, raporton “La Republica”.
Javë më parë menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, deklaroi se në verë De Ligti mund të largohet nga Juventusi.
Raportohet se mbrojtësi holandez është ëndërr e trajnerit të Barçës, Xavi Hernandez.
Në garë për De Ligtin janë edhe Chelsea e Bayerni.
