Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka folur pas disfatës ndaj Real Mallorcës që mund t’i kushtojë me shtatë pikë dallim nga lideri Barcelona.
Ishte bash Vedat Muriqi i Kosovës ai që theu zemrat e mysafirëve në fund të ndeshjes duke realizuar golin e fitores.
“Natyrisht, tani është shumë më vështirë ta fitojmë La Ligën se që ishte dy orë më parë”, tha Arbeloa pas ndeshjes.
“U thashë lojtarëve që na kanë mbetur edhe tetë ndeshje, dhe pavarësisht se çka ndodh me Barcelonën, ne duhet t’i fitojmë ato tetë ndeshje.
