Të fundit

Haradinaj: Albin “Flokqi” ka pasur lidhje dashurie me çikën e ministrit serb

Ramush Haradinaj i është referuar kryeministrit Albin Kurtit me termin denigrues “flokqi” dhe e ka lidhur atë me një raport dashurie me vajzën e një ministri serb.

Kryetari i AAK-së, në një intervistë për RTV Dukagjinit të hënën, ka thënë se në kohën kur ai ka luftuar kundër Serbisë, Kurti “ka qenë dhëndër i ministrit të Brendshëm të Serbisë”.

“Kur kam luftuar unë, qeky flokqi, Albini, ka qenë dhëndër i një ministri të Serbisë. Ka qenë në marrëdhënie dashurie me një serbe të Prishtinës, çika e ministrit të Brendshëm të Serbisë. Po ju pyes unë të gjithë juve që po flliqni në internet, me emër të vërtetë e pa emër të vërtetë, qysh ka mundësi që Dejona e cila nuk ka lindur në Kosovë e nuk ka asnjë të vrarë për këtë vend po e dojka Kosovën më shumë sesa unë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj citoi fjalët e Ibrahim Rugovës dhe tha: “Bohuni gati të gjithë për llogaritë; të gjithë kanë me dhënë llogari për veprimet e veta, para Ligjit dhe para Zotit”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci