Të fundit

“10 Shtyllat e Lirisë”, studentët e Shkollës Finlandeze krijojnë ekspozitë murale e cila shfaqet në CNN

Në 10-vjetorin e #MyFreedomDay, Shkolla Finlandeze tërheq vëmendjen e mediumit prestigjioz amerikan CNN, i cili ndiqet nga mbi 300 milionë shikues në ditë.

Edhe këtë vit, CNN ka pasqyruar aktivitetet e nxënësve, të cilët përmes artit dhe kreativitetit kanë dërguar mesazhe të fuqishme.

Këtë herë, vëmendja është përqendruar te ekspozita artistike “MyFreedomDay”.

Përmes pikturave dhe veprave artistike, ata kanë shfaqur se si artin mund ta përdorim si mjet për ndërgjegjësim dhe ndryshim pozitiv.

Si pjesë e fushatës , studentët krijuan ekspozitën murale “10 Shtyllat e Lirisë”

CNN ka përzgjedhur projektet e Shkollës Finlandeze si ndër më të veçantat në Evropë, duke e bërë Kosovën pjesë të rrëfimeve pozitive që shfaqen përditë në një nga rrjetet televizive më të mëdha në botë. Nxënësit janë vlerësuar për përkushtimin dhe vizionin e tyre për një të ardhme më të pastër dhe më të gjelbër.

E udhëhequr nga parimet e sistemit arsimor finlandez dhe standardet ndërkombëtare të arsimit,Shkolla Finlandeze vazhdon të ndërtojë një mjedis ku fëmijët mësojnë përmes përvojës, lojës dhe krijimtarisë, duke zhvilluar aftësi jetësore për të ardhmen.

Dhe kjo ekspozitë qëndron si një pasqyrim i mirëkuptimit, empatisë dhe gatishmërisë së studentëve për të mbrojtur një botë më të drejtë dhe të barabartë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci