Të fundit

Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare

Pas një karriere të gjatë mbi 30 vjeçare në sistemin gjyqësor, prej të cilave 16 vite në Gjykatën Supreme, gjyqtarja Valdete Daka është pensionuar.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, i dorëzoi një mirënjohje gjyqtares Daka si shenjë falënderimi dhe respekti për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e saj në shërbim të drejtësisë, veçanërisht në Gjykatën Supreme.

Në ceremoninë përshëndetëse, gjyqtarja Daka u nderua gjithashtu nga zv/kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, e cila vlerësoi lart angazhimin dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm ndër vite.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci