Të gjithë të përmendurit nuk janë të përfshirë në hetim dhe nuk kanë kryer domosdoshmërisht ndonjë vepër penale, por duket se kanë pasur marrëdhënie të afërta miqësore me personat kryesorë të përfshirë në këtë rast…
Një aferë e prostitucionit elitë ka tronditur opinionin publik italian.
Sipas informacioneve të para, janë identifikuar rreth 70 klientë, mes tyre edhe shumë futbollistë të njohur të Serie A, dhe megjithëse emrat e tyre deri tani janë mbajtur të fshehtë, tani në publik kanë dalë identitetet e disa prej të përfshirëve.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, në listën e “fjalëve kyçe” të Zyrës së Prokurorit Publik në Milano përmenden emra si Dushan Vllahoviq, Rafael Leão, Riccardo Calafiori, Yann Aurel Bisseck, Andrea Pinamonti, Samuele Ricci, Gianluca Scamacca dhe shumë të tjerë.
Të përmendurit nuk janë nën hetim, por emrat e tyre figurojnë në dosjen hetimore dhe do të përdoren për hetime të mëtejshme.
Është me rëndësi të theksohet se kjo “skemë” nuk lidhet domosdoshmërisht me shërbime pas ndeshjeve, të cilat përfshinin dalje në klube nate dhe qëndrime në hotele luksoze në shoqërinë e eskortave, me çmime prej disa mijëra eurosh. Ekziston mundësia që disa prej tyre të kenë marrë pjesë vetëm në darka ku ndodhnin këto ngjarje.
Sipas mediave italiane, në këto takime të dyshimta është konsumuar sasi e madhe alkooli, si dhe “droga e të qeshurit” (gaz i njohur si “gazi i të qeshurit”), i cili përdoret edhe në mjekësi, por është i pranishëm edhe në jetën e natës dhe përdoret ndonjëherë edhe nga sportistët, pasi nuk zbulohet lehtë në testet antidoping.
Sipas urdhrit aktual, katër persona kryesorë janë vendosur në arrest shtëpiak, nën dyshimet për organizim kriminal, shfrytëzim, ndihmë dhe nxitje të prostitucionit, si dhe pastrim parash.
Në qendër të hetimit janë Emanuele Buttini dhe Deborah Ronchi, të cilët konsiderohen si organizatorët dhe “truri” i gjithë skemës, ndërsa në prapaskenë kanë vepruar Alessio Salamone dhe Luz Luan Amilton Fraga, të cilët kanë menaxhuar aktivitetin dhe kanë lidhur futbollistët e njohur me vajzat.
Këto mbrëmje dyshohet se janë zhvilluar në vende të njohura dhe luksoze në Milano, dhe ishin të destinuara për persona të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha për shërbime të tilla.
Edhe pse nuk konfirmon asgjë, mediat italiane kanë vëzhguar profilin e grupit kryesor dhe kanë vënë re postime me disa futbollistë dhe sportistë të njohur, mes tyre Guglielmo Vicario, Daniele Maldini, Tammy Abraham, Wayne Rooney, Pio Esposito, Nadir Zortea, Caleb Okoli, Ruben Loftus-Cheek, Dean Huijsen, Davide Calabria, Sandro Tonali, Nuno Tavares, madje edhe Zlatan Ibrahimoviç dhe Usain Bolt. Këta të fundit, për sqarim, nuk janë të përfshirë në hetim, por duket se kanë pasur njohje me personat Salamone dhe Buttini.
