Të fundit

Vjen informata e parë lidhur me dëmtimin e Yamal, prognoza nuk është aspak e mirë

Lojtari më i mirë i Barcelonës, Lamine Yamal, pësoi një dëmtim në ndeshjen e xhiros së 33-të La Ligas kundër Celta Vigos.

Yamal gjuajti një penallti në përfundimin e pjesës së parë, pas së cilës u lëndua dhe shkoi direkt në dhomën e zhveshjes.

Tani kanë mbërritur informacionet e para rreth dëmtimit të yllit të Barcelonës dhe, sipas gazetares Gemma Soler të ESPN, parashikimet janë që Yamal mund ta përfundojë sezonin.

“Nuk është zyrtare ende, por arritëm të marrim informacion se ka shumë të ngjarë të jetë një dëmtim muskulor. Lojtari do t’i nënshtrohet testeve shtesë sot, kështu që atëherë do të jetë më e qartë se për çfarë lloj dëmtimi është fjala. Nëse është një tendosje e lehtë, pushimi mund të zgjasë tre deri në katër javë, që do të thotë se ai do të humbasë El Clasicon, por ekziston mundësia që ai të kthehet deri në fund të sezonit dhe të jetë gati për Kupën e Botës. Megjithatë, nëse dëmtimi është më serioz, ai mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit, me pasiguri në lidhje me përgatitjet e tij për fillimin e Kupës së Botës”, tha Gemma Soler.

Ylli i Barcelonës do t’i nënshtrohet testeve shtesë sot, pas të cilave katalanasit do të njoftojnë informacione më të detajuara rreth dëmtimit.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci