Të fundit

Studentët e Dizajnit të Modës në UNI Universum International College prezantojnë talentin e tyre në Prishtina Fashion Night

Studentët e Departamentit të Dizajnit të Modës në UNI – Universum International College kanë prezantuar kreacionet e tyre para publikut në një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në vend  Prishtina Fashion Night.

Përmes një prezantimi profesional dhe kreativ, studentët kanë sjellë koleksionin e tyre për të rritur, duke dëshmuar aftësitë e tyre në konceptimin, dizajnimin dhe realizimin e veshjeve moderne.

Ky prezantim pasqyron qasjen praktike që ofron UNI – Universum International College në programin e Dizajnit të Modës, ku studentët ndjekin të gjithë procesin e krijimit të një koleksioni – nga hulumtimi dhe zhvillimi i konceptit, skicimi dhe modelimi, deri te prodhimi dhe prezantimi final.

Përmes infrastrukturës moderne dhe pajisjeve të specializuara, përfshirë laboratorin e dizajnit të modës, bibliotekën, makinat profesionale të qepjes dhe manekinët, UNI – Universum International College u mundëson studentëve zhvillimin e aftësive praktike dhe përgatitjen profesionale për tregun e punës.

Apliko tani: https://universum-ks.org/kerko-info/

Email: [email protected]

Viber & WhatsApp: +383 44 144 062

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci