Të fundit

Blinken, Lavrovit: Rusia ta presë një përgjigje të rëndë nëse e sulmon Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po bisedon me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, në Gjenevë pas druajtjes së vazhdueshme që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën.

Të dy diplomatët po takohen për shkurt në Hotel President Wilson, ku po eksplorojnë nëse diplomacia ka endem mundësi që ta zgjidhë krizën, shkruan Deutsche Welle.

Blinken ka thënë në një takim me Lavrov-in se Rusia duhet ta presë një përgjigje të “bashkuar, të shpejtë dhe të rëndë” nëse e sulmon Ukrainën.

Të dy diplomatët kanë thënë që nuk do të jenë në gjendje që t’i zgjidhin të gjitha dallimet gjatë bisedimeve.

Edhe Lavrov ka thënë që nuk pret ndonjë zhvillim të madh nga bisedimet, porse do një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të Moskës për siguri.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci