Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari, kishte paguar 100 mijë euro për hakmarrje

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari me inicialet E.H, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Përgatitje të veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin M.D, e cila kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021, në bashkëpunim me A.D (tashmë i akuzuar), kishte planifikuar vrasjen e të dëmtuarit, me motiv hakmarrjeje.

Dyshohet se ai (E.H) kishte arritur marrëveshje me të akuzuarin A.L, në këmbimi të shumës së parave prej 100.000 eurosh, me qëllim që ky i fundit të angazhonte persona të tjerë për privimin nga jeta të të dëmtuarit M.D.

Prokuroria Speciale ka parashtuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas arrestimit të të dyshuarit E.H. në Gjermani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci