Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Suharekë, ku ka diskutuar për prioritetet dhe pritjet e tyre nga qeveria e ardhshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të përbashkët për përmirësimin e kushteve të jetesës në vend.
“Me njerëz punëtorë të Suharekës dhe të bashkuar që qeveria e ardhshme të kujdeset për secilin”, ka shkruar ai.
