Kandidati për deputet nga PDK, Mërgim Lushtaku, ka folur për incidentin e fundit në Skenderaj dhe përfshirjen e Policisë së Kosovës, duke thënë se situata është trajtuar në mënyrë të tepruar dhe me prapavijë politike.
Ai në “VV Show” u shpreh se përdorimi i Njësisë Speciale në këtë rastin e sulmit ndaj Hysni Mehanit të LVV-së i është dukur i panevojshëm dhe i ndikuar politikisht, duke e krahasuar momentin me ngjarjen e 5-7 marsit të vitit 1998.
Sipas tij, për një incident që nuk ka rezultuar me të plagosur, reagimi i forcave speciale ka qenë i ekzagjeruar.
Ai tha se rasti është interpretuar ndryshe në publik dhe se nuk bëhet fjalë për një sulm të organizuar nga Sami Lushtaku.
“Është për keqardhje se si përdoret Policia e Kosovës në interes të pushtetit të partisë në pushtet dhe kur ndodhi rasti që Njësia Speciale me ardh me rrethu njëfarë forme Drenicën më ka kujtu ngjarjen e 5-6-7 marsit 1998. Po them si e ndjej. Jam emocionu shumë duke e dit faktin që PK nuk duhet të bie pre në ndikime të ulëta politike. Pastaj kemi marrë vesh si ka ndodh dhe kam reagu publikisht se po vijnë njësia speciale me mask e armë të gjata dhe ppo zbatojnë urdhin politik të Sveçlës e Kurtit për një incident fizik që ska pas as të plagosur. Të njëjtën ditë ka pas vrasje në rrugën B dhe ska pas njësi speciale aty. Prokurorisë i kemi thënë jemi të gatshëm ti përgjigjemi ftesës dhe kemi marrë vesh që nuk ka qenë kërkesë nga Prokuroria që të shtohet njësia speciale se ata elaborojnë a ka nevojë për njëesi speciale.
Një ditë më herët ka pas incident mes qytetarëve dhe Hyseni Mehanit të LVV. Ku fatkeqësisht ka pas edhe lëndime. Aty pastaj doli me një njoftim jo Sami Lushtaku ka sulmu, realiteti erdhi që ka pas përplasje mes qytetarëve dhe ai është vikitmizu se kinse e ka sulmu Sami Lushtaku. Sigurisht ne jemi të hapur për çdo proces të drejtë. Kur e kam amrr vesh kam shku meniherë në skënderaj. Sami Lushtaku më tha nuk e kam godit. Ne e dijmë fyerjet e mëdha që i ka bë Mehani e ka quajt Sami Serbia. Për neve si familje është e rëndë e jo për qytetarët që e dinë sakrificën e UÇK-së”, deklaroi Lushtaku.
