Të fundit

U zunë duke vjedhur para, arrestohen dy persona në Prishtinë

Sot në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona, të dyshuar për vjedhje.

Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është i mitur dhe  tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 98 euro.

“Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë 21.01.2022 – 03:22. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që janë hasur duke vjedhur para dhe se te njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 98 €”, thuhet në njoftim.

Rasti po vazhdon të hetohet. Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci