Të fundit

Osmani: Kosova qëndron me Amerikën, sepse Amerika qëndron me Kosovën

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se paqja, siguria e ekonomia nuk mbrohen me improvizim, por me aleanca të forta.

Osmani ka thënë edhe se, orientimi euro-atlantik është drejtim historik i Kosovës.

‘’Kosova ka kaluar shumë sfida, por në momentet më të vështira ne kurrë nuk kemi qenë vetëm.  Pranë nesh kanë qenë aleatët tanë, kanë qenë SHBA’të. Siguria, ekonomia dhe paqja nuk mbrohen me improvizim, ato mbrohen me aleanca të forta, besim e me ndërveprim. Prandaj orientimi euro-atlantik është drejtimi historik i Republikës së Kosovës. Në këto vite, presidenca ka rikthyer seriozitetin dhe dinjitetin në arenën ndërkombëtare.  Që në fillim të mandatit do ta formalizojmë dhe institucionalizojmë partneritetin strategjik me SHBA’në’’, ka thënë Osmani.

‘’ Dje, sot e nesër, e njëjta rrugë. Kosova qëndron me Amerikën, sepse Amerika qëndron me Kosovën’’, ka shkruar Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci