Të fundit

Festë e armatosur në Viti, arrestohet pronari i shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjujate me armë në fshatin Dobresh të Vitisë.

Sipas raportit të policisë pas pranimit të një video-incizimi ku shihen disa persona duke shtënë me armë, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin dhe pronarin e shtëpisë ku është shtënë me armë i cili më pas është arrestuar.

“Fsh. Dobresh, Viti 21.01.2022 – NN. Pas pranimit të një video-incizimi ku shihen disa persona duke shtënë me armë, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin dhe pronarin e shtëpisë ku është shtënë me armë i cili është arrestuar”, thuhet në njoftim.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë intervistimit i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin policor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci