Të fundit

Publikohet plani i konferencave të KQZ-së për 6 dhe 7 qershor

Me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ ka miratuar planin e konferencave për ditën e zgjedhjeve në përfaqësitë diplomatike më 6 qershor 2026 dhe për ditën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës 7 qershor 2026.

Më 6 qershor 2026, për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike, KQZ do të mbajë 3 konferenca, në këto orare:

• 09:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike;

• 14:00 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen dhe ecurinë e votimit në përfaqësitë diplomatike;

• 20:00 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për mbylljen e votimit në përfaqësitë diplomatike në Europë; dhe

• 01:00 – Njoftim për media: Përfundimi i votimit në përfaqësitë diplomatike.

Ndërkaq, në ditën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, më 7 qershor 2026, KQZ do të mbajë 5 konferenca të rregullta, në këto orare:

• 08:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit;

• 11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor;

• 15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë;

• 19:30 – Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve; dhe

• Konferenca e pestë: Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të subjekteve politike, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci