Të fundit

Lulzim Aliu: Mbështetja për bujqësinë do të jetë prioritet i angazhimit tonë

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Lulzim Aliu, ka zhvilluar një takim me bujqit e fshatit Komogllavë, ku është diskutuar për sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë dhe nevojën për investime më të mëdha në këtë fushë.

Aliu theksoi se bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe se mbështetja e fermerëve dhe e prodhimeve vendore do të jetë ndër prioritetet e angazhimit të tij politik.

“Në Komogllavë takuam bujqit e këtij fshati, me të cilët diskutuam për sfidat me të cilat po përballen dhe për rëndësinë e investimeve në bujqësi si shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Mbështetja për sektorin e bujqësisë dhe prodhimet vendore do të jetë prioritet i angazhimit tonë”, ka deklaruar Aliu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci