Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali i Korcës për në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Braçellari, i cili ka marrë plumba në bark paraqitet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Momenti i transportimit të 43-vjeçarit drejt ambulancës është shoqëruar me tension dhe përplasje pasi dhjetëra njerëz të mbledhur para spitalit kanë tentuar t’i afrohen dhe e sharë dhe ofenduar, të indinjuar nga krimi i rëndë i kryer prej tij.
