Të fundit

Hasanpapaj: Prioritet i LDK-së është zhbllokimi i ngërçit politik dhe themelimi i institucioneve

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se plani kryesor i kësaj partie është zhbllokimi i ngërçit institucional.

Në një intervistë për media, Hasanpapaj, ka deklaruar se me patjetër duhet të themelohen institucionet.

“Plani kryesor dhe parësor i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i imi personalisht është të zhbllokojmë së pari ngërçin politik në Kosovë. Duhet me patjetër që ne të themelojmë institucione në çdo rrethanë, në çdo mënyrë përmes dialogut, komunikimit, bashkëbisedimit dhe jo përmes kokëfortësisë dhe përçarjes të bllokojmë institucione”, ka deklaruar ai.

Ai, ka thënë se LDK-ja ka një plan ambicioz për zhvillim ekonomik në sektorët kryesorë

“Nuk mund të flasim për asnjë hap tjetër e para, dhe e dyta ne duhet të flasim për zhvillimin e Kosovës, sektorët kryesorë që i adresojnë hallet e qytetarëve dhe jo të përçajnë shoqërinë edhe më tej. Kështu që LDK-ja ka një plan ambicioz për zhvillim ekonomik në sektorët kryesorë sidomos në sektorin e energjisë, ku do të ndërtojmë termocentralin e gazit prej 500 megavatesh dhe atë me gaz amerikan. Do të ndalim edhe fluksin e emigrimit, dhe kjo bëhet duke krijuar punësim për rininë dhe të shfrytëzojmë digjitalizimin, inovacionin dhe teknologjinë në shërbim të të rinjve”, ka shtuar ai.

Hasanpapaj, bart numrin 34 në listën e LDK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci