Të fundit

Perez lëshon “bombën”: Të martën ofroj 150 milionë për një lojtar

Florentino Perez ka ndezur edhe më shumë fushatën elektorale për presidencën e Real Madrid, duke zbuluar disa nga planet e tij për klubin.

Ai bëri të qartë se sapo të fitojë zgjedhjet, do të prezantohen afrimet e reja në klub duke filluar nga trajneri Mourinho.

Por ndërkohë, po bënte gati një ofertë rekord prej 150 milionë eurosh për një futbollist të cilin ai e vlerësoi në nivelin e Cristiano Ronaldos.

“Mund të flas për tre blerje të sigurta: Mourinho, Konate dhe Dumfries. Të martën do të bëj një ofertë të rëndësishme, për një ekip të madh që luan në Ligën e Kampioneve, për një futbollist të madh. Do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, të paktën 150 milionë euro.

Nuk është Doku, nuk është Haaland, nuk është Kane. Është një sulmues dhe nuk luan në Premier Ligë. Por më përpara do të flasim me klubin e tij, nuk do të bëjmë siç bëri ai zotëria… Do të bëjmë të martën propozimin. Nuk bëhet fjalë për Olise. Ai është një lojtar ofensiv, që vepron nga mesfusha e më përpara. Një lojtar i nivelit të Kristiano Ronaldos”, tha Perez, duke ndezur fantazinë e tifozëve që kanë mbushur rrjetet sociale me komente rreth emrit që mund t’i bashkohet ekipit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci