Të fundit

Tubimi përmbyllës i LDK-së, Osmani: T’i japim edhe një shtytje të fortë bashkimit

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka ftuar qyetetarët në tubimin përmbyllës, sonte nga ora 20:00, në sheshin Skenderbeu.

Këto ditë në fushatë, Osmani tha se kanë parë bashkimin, që do t’i japë Kosovës mundësi të për zhvillim e integrim.

“E ndjejmë edhe ne që të gjithë jeni bashkuar, për t’i dhënë vendit tonë edhe një mundësi më shumë për t’u zhvilluar, për t’u integruar, për t’i larguar bllokadat e krizat e pafundme politike edhe për t’u bashkuar rreth vlerave njerëzore që na kanë mbajtur gjithmonë bashkë si komb e popull. Prandaj, le t’i japim edhe një shtytje të fortë këtij bashkimi. Ju ftojmë që në orën 20:00 në Sheshin Skenderbeu, të na bashkoheni të gjithë në tubimin tonë të madh për ta përmbyllur këtë rrugëtim, që na ka dhënë të gjithëve aq shumë shpresë e aq shumë motiv”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci