Në Prishtinë është mbajtur Parada e Krenarisë me moton “Barazi ose revoltë”, ku pjesëtarë dhe përkrahës të komunitetit LGBTI marshuan nëpër sheshet e kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Pjesëmarrësit në marshim mbanin në duar pankarta dhe flamuj shumëngjyrësh, ndërsa në ballë të kolonës ishte vendosur baneri me mbishkrimin “Barazi ose revoltë”.
Marshimi kaloi nëpër rrugët kryesore të Prishtinës, nën masa të shtuara sigurie dhe me praninë e aktivistëve të shoqërisë civile, përfaqësuesve të organizatave për të drejtat e njeriut dhe qytetarëve që mbështesin komunitetin LGBTI.
Gjatë paradës u bënë thirrje për barazi, mbrojtje të të drejtave dhe trajtim të dinjitetshëm për komunitetin LGBTI në Kosovë.
Për dallim nga vitet e kaluara, në këtë marshim nuk morën pjesë përfaqësues institucionalë të vendit, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti
