Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Valentina Bunjaku-Rexhepi, u ka bërë thirrje qytetarëve që në ditën e zgjedhjeve të mbështesin orientimin pro-perëndimor të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një mesazh drejtuar votuesve në prag të zgjedhjeve, Bunjaku-Rexhepi ka theksuar se vota e qytetarëve do të përcaktojë drejtimin që do të marrë vendi në vitet e ardhshme.
“Ju vendosni, a doni partneritet të përhershëm me SHBA-të dhe siguri për Kosovën, apo eksperimente politike që rrezikojnë aleancat tona?”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, ruajtja dhe thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në mbetet garanci për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës, ndërsa ka ftuar qytetarët të mbështesin LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.
Bunjaku-Rexhepi e ka përmbyllur mesazhin e saj me thirrjen për votë për subjektin që përfaqëson, duke kërkuar mbështetje për LDK-në dhe programin e saj politik.
