Të fundit

Vjosa Osmani pas votimit: Shpresoj që sot të jetë dita e Kosovës, dita kur Kosova fiton

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e saj të votës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Pas votimit, Osmani uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të kontribuojë në forcimin e demokracisë në vend.

“Dua t’ua uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës një proces zgjedhor të rregullt që i kontribuon demokracisë së vendit tonë dhe që sa më shpejt të krijohen institucionet”, deklaroi ajo.

Osmani shprehu shpresën që sa më shumë qytetarë të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

“Shpresoj që sa më shumë qytetarë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”, tha ajo.

Ajo gjithashtu falënderoi institucionet e angazhuara në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“I falënderoj të gjitha institucionet që sot do të jenë në terren për ta përcjellë procesin zgjedhor”, u shpreh Osmani.

Në fund të deklaratës së saj, ajo theksoi rëndësinë e kësaj dite për vendin.

“Shpresoj që sot do të jetë dita e Kosovës, dita kur Kosova të fitojë”, përfundoi Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci