Të fundit

Vdes legjenda e futbollit shqiptar

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare legjenda e futbollit shqiptar, ikona e klubit partizani, Robert Jashari.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë nga klubi futbollistik Partizani në një postim në Facebook.

“Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbën një kolos. Me keqardhje të thellë njoftojmë sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 83 vjeçare të ikonës së klubit Partizani dhe futbollit shqiptar Robert Jashari”, shkruhet ndër të tjera në postimin e tyre.

Tutje ata kanë shkruar se Jashari ishte autori i golit të parë historik gjysmë shekulli më parë në Irlandën e Bestit.

“Në karrierën e tij 15-vjeçare, Jashari është shpallur 7 herë kampion dhe fitues i 6 kupave me Partizanin. Në tri sezone: 1962-’63, 1963- ’64, ’64-’65 Jashari është shpallur tre herë radhazi golashënuesi më i mirë shqiptar. Ai ishte pjesëtar i skuadrës së Partizanit, triumfues me medaljet e argjendta në dy turnetë më të famshëm të kohës, në Lajpcig në vitin 1958 dhe në Hanoi në dhjetor të ’63-shit. Në këtë të fundit ka qenë shënuesi më i mirë, me 11 gola.”

“Në moshën 21-vjeçare, në vitin 1958 Jashari ka marrë titullin “Mjeshtër Sporti”. Kur u tërhoq nga futbolli i luajtur, jeta dhe karriera sportive e tij mbeti e lidhur vetëm me klubin Partizani, si futbollist dhe trajner. Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve”, shkruhet tutje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci