Ambasada britanike në Kosovë ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
Përmes një deklarate, ambasada ka bërë të ditur se ekipet e saj kanë vëzhguar procesin e votimit në zona të ndryshme të Kosovës.
“Ekipet e ambasadës sonë kanë vëzhguar zgjedhjet sot në pjesë të ndryshme të Kosovës. Është mirë të shohësh votuesit në Kosovë duke i ushtruar të drejtat e tyre demokratike”, thuhet në deklaratë.
Tutje, Ambasada ka theksuar se ende ka kohë për të votuar, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë të drejtë.
“Ende ka kohë të dalësh dhe të votosh, prandaj i inkurajojmë të gjithë të përdorin të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur ata që besojnë se do t’i përfaqësojnë më së miri interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës”, thuhet më tej në reagim.
