Të fundit

Peter Magyar mban premtimin: Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit në 8 vjet, bllokohet rikthimi i mundshëm i Viktor Orban

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që kufizon mandatin e kryeministrit në maksimumi tetë vjet, një ndryshim që praktikisht i mbyll rrugën rikthimit në pushtet ish-kryeministrit Viktor Orban.

Amendamenti u miratua të hënën me një shumicë të gjerë votash, pavarësisht kundërshtimit të partisë së Orbanit, Fidesz. Në favor votuan 150 deputetë, ndërsa 50 votuan kundër dhe gjashtë abstenuan.

Ndryshimi kushtetues ishte një nga premtimet kryesore elektorale të partisë Tisza, të drejtuar nga kryeministri Peter Magyar, e cila fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Orbanit.

Reforma e sistemit politik përbën një nga ndryshimet më të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria e re, e cila synon gjithashtu përmirësimin e marrëdhënieve të Budapestit me Bashkimin Evropian.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci